Skip to content

“E di se ju e kaloni kohën nëpër kafe”, Muzhaqi: Kur mora detyrën si ministre e Fëmijëve dhe e Rinisë…

Minsitrja e Fëmijëve dhe të Rinjve, Bora Muzhaqi:

Do e thyej pak protokollin duke ju përshëndetur të gjithëve që jeni këtu. Të nderuara vajza që folët sot, është kënaqësi që takohem me pjesën e grupit tuaj për të dytën herë. Kur fillova detyrën më thqanë që një pjesë ishte të hartoja strategjinë për rininë dhe fëmijët dhe si e re që isha mendova të pyes persona me eksperiencë. Më thanë se kishin krijuar grupe të caktuara, por mua nuk më pëlqente kjo kështu që vendosa të takoja të rinjtë në qytete të vendit duke parë të gjitha mendimet tuaja. Në takimet e bëra ishite vetëm një rregull, mos të flitej për gjërat që kiishin bërë mirë por për ato që duiuhet të pësonin ndryshime.

Sot ftova 3 nga vajzat, arsyeja është sepse ato konkretizojnë problematikat që kemi hasur në takiomet e zhvilluara. Albina na tregoi për problemin e laboratorëve, për mungesën e tyre. Nga ana tjetër problem tjetër ishte mungesa e integrimit në sportet e qyteteve të tyre. E fundit ishte pjesa e angazhimit në arte dhe në zeje.

E di gjithashtu se një pjesë e madhe e juaja e kaloni kohën e lirë në kafe por kjo nuk bëhet se ju e dëshironi këtë gjë por vetë fakti që ju nuk keni me cfarë të merreni tjetër me aktivitete sportive apo të tjera të ndryshme. Ju jap lajmin se në buxhetin e vitit të ardhshëm një pjesë e problematikave do të marrin zgjidhje. Harrova programin më të rëndësishëm, ai që u jep jetë pasioneve tuaja, me mbështetjen e UNICEF, ne jemi duke punuar cdo ditë, fushat i kemi përcaktuar bashkë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb