Ashtu sikurse edhe javën e kaluar, kjo e diele ka qënë e gjitha për nënat dhe fëmijet deri në 10 vjec. Ato janë kategoria e vetme që ka leje për të qënë në rrugë dhe duke bërë xhiro të paktën deri në orën 11:00 të paradites. Pas shumë e shumë ditësh izolim, nënat dhe fëmijët e vegjel kanë mundësi të shijojnë këtë liri-dalje sado të vogel port u shplodhur fizikisht dhe psikologjikisht.

Për këtë gjë ndihmon shumë edhe koha shumë e bukur. Për këtë arsye nënat dhe fëmijet e vegjel kanë nxitur që në mëngjes heret të mbushin parqet e vegjel nëpër lagje dhe në mënyrë të vecante kodrat e Liqenit artificial që ishin plot edhe këtë të dielë.

Kuptohet edhe në këto raste nuk mungojnë abuzimet, me prinder meshkuj që shoqëronin familjarët e tyre ( ndryshe nga urdhëri), apo edhe për fat të keq grumbullime te mëdha fëmijesh që janë kundër rekomandimeve për tu ruajtur nga covid 19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re