Në Mal të Zi, sot është e diela e parë jo-punë për punonjësit në sektorin e tregtisë.

E diela “jo punë” u vendos në disa ndryshime në Aktin e Tregtisë së Brendshme, të cilat u miratuan në qershor.

Drejtoria e Inspektimit u bëri thirrje kompanive të respektojnë detyrimet e përcaktuara në mënyrë që inspektorët e tregut të mos ndërmarrin masat dhe veprimet e nevojshme administrative dhe të vendosin gjobë.

Dënimi i parashikuar për mosrespektimin e kësaj dispozite të ligjit është 1.000 deri në 10,000 euro.

Për mosrespektimin e detyrimeve ligjore, përveç gjobave, është caktuar një masë administrative, e cila përcakton se nëse inspektori kosntaton se tregtari punon të dielat dhe festat publike, atij do t’i mbyllet dyqani përkohësisht ose përgjithmonë.

Gjykata Kushtetuese po përballet me një iniciativë për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e kësaj mase paraqitur nga Unioni i Punëdhënësve (UPCG).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re