Italia duket se po i tejkalon shifrat e fillim pandemisë të muajve mars dhe prill, ku numri i infektimeve të reja është rritur në mënyrë galopante këto dy javët e fundit.

Përgjatë 24 orëve e fundit janë shënuar 33,979 raste të reja dhe 546 vdekje në të gjithë vendin duke çuar numrin e viktimave në 45,229  nga fillimi i pandemisë.

Gjatë ditës së fundit 116 pacientë më shumë nga dita e djeshme kanë hyrë në terapi intensive.

Lombardia, Campania dhe Piemonte janë rajonet me numrin më të lartë të infeksioneve në vend duke lënë Italinë  ende në një pikë kritike përsa i përket pandemisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re