Skip to content

E diela në karantinë totale/ Ja masat lehtësuese që priten nga e hëna, por edhe burgu

Shqipëria ndodhet sot në karantinë totale, pasi asnjë person nuk lejohet të dalë nga shtëpia dhe gjithçka është e mbyllur.

Prej orës 13: 00 të së shtunës dhe deri të të hënën në orën 05:00 të mëngjesit ndalohet çdo lloj dalje me përjashtim të emergjencave ose të personave që shkojnë në punë, si në dy fundjavat e shkuara. Nuk do të lejohet qarkullimi as i automjeteve, as i këmbësorëve, përveç forcave të rendit, ushtrisë, transportit të mallrave dhe kompanive mediatike.

Javën që vjen,kryeministri ka paralajmëruar se mund të zgjerohet fasha e orarit të lëvizjes së këmbësorëve, por edhe afati i lëvizjes së makinave private të kompanive që janë ligjërisht të lejuara për të qëndruar hapur. Gjithashtu pritet edhe një zgjerim i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Nga ana tjetër, paralajmërohet burg për shkelësit.

1.Do zgjerohet fasha e orarit kur mund të lëvizin këmbësorët
2.Do zgjerohet fasha orarit e lëvizjes për makinat private të bizneseve që qëndrojnë të hapura
3.Do zgjerohet lista e bizneseve që mund të qëndrojnë të hapura, jashtë qendrave tregtare

Ndëshkimet

1.Gjobë deri në heqje lire, për ata që këmbësor/ shoferë që janë përsëritës
2.Konfiskim malli deri në heqje të licencës për bizneset që nuk respektojnë masat mbrojtësve të punonjës, distancën