Sot vendi ynë moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re