E diela do të pasohet me lehtësime të vazhdueshme të masave shtrënguese. Kështu është shprehur kryeministri Rama me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Bashke me lajmin për lehtësimin e masave, Rama shton se mbetet gjithsesi meraku i sjelljes individuale sipas rregullave për të mbrojtur veten, familjen dhe shoqërinë.

Kreu i qeverisë thotë gjithashtu se deri me daljen e vaksinës, jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri ku me kufizime që fillojnë nga vetëdija njerëzore e gjithsecilit.

Postimi i plotë:

KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.

KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit

Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË

#SËBASHKU

KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë! Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh. KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetitKalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË#SËBASHKU

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 3. Mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re