Ish-mbrojtësi i Tiranës, Gentian Muçça ka rrëfyer së fundmi betejën e tij me kançerin, që nga momenti kur e mori vesh se ishte prekur dhe deri te kurimi në Itali.

33 vjeççari tregoi në një intervistë për “Top Channel” se e pati shumë të vështirë ta gënjente gruan kur vendosi të ikte në Itali për vizitë, por nuk kishte zgjidhje tjetër, duke qenë se ajo sapo kishte lindur dhe nuk donte ta shqetësonte.

“Ka qenë një periudhë shumë delikate, pasi pritej që të bëheshim me fëmijë dhe Agi ishte shtatëzënë, e pritej nga momenti në moment që të lindte. Jam operuar diku 2 javë pasi të lindte Agi.

Doktorët më dhanë leje që të kthehesha në Shqipëri, pasi u shpjegova që kështu e kam hallin. Pas 2 javësh fiks më erdhi përgjigjja e analizave e ishte diçka jo e mirë që duhej kuruar,” deklaroi Muca.

Kur u pyet lidhur me faktin që ka takuar djalin e tij pasi kishte marrë përgjigjen e analizave ai vazhdoi:“ Në fakt unë e dija që kisha diçka, thjesht nuk e dija se çfarë ishte. Më pas mu desh të udhëtoja urgjentisht jashtë. Kur shkova në Itali mu desh të bëja shumë analiza. Pasi vetëm biopsia nuk mjaftonte, e për dy ditë kam bërë skanera dhe rezonanca pafund që dolëm në përfundim dhe më pas nisëm mjekimet përkatëse.“

Gjithashtu, ai u pyet edhe lidhur me “gënjeshtrën” që i tha bashkëshortes se ku do të shkonte.

“Unë nuk e kam gënjyer kurrë në fakt, por as unë nuk e dija se ku po shkoja. Por ajo ishte në një gjendje emocionale qe sa kishte lindur e nuk doja ta shqetesoja. Unë nuk para genjej, ajo më besoi dhe per çdo gjë i kam treguar të vërtetën, se edhe fjalët këtu marrin dhenë. Më pas ja tregova se ishte më e drejtë që t’ja tregoja. Më vonë hera parë që jemi takuar ishte pas kimios së parë, unë kisha ndryshuar kisha tjetër look.Trembjen më të madhe e kisha kur nisa mjekimin. Impakti I parë ishte më I veshtiri, kur nisa mjekimin, por më tha doktori që përderisa ke ardhur me këmbët e tua, je mirë.” tha ai.

Kur u pyet se a ishte bashkëshortja e tij kundër apo pro kthimit të Gentit në futboll ai u përgjigj shumw njerwz ishin kundër këtij vendimi.

“Shumë njerëz ishin kundër, jo vetëm Agi. Ishte nje vendim I imi personal në kokën time që të rikthehesha në futboll. Edhe vëllezërit nuk donin, sepse ishte provë. Se nuk ishte vetëm frika, por edhe performanca.Kur u ktheva nga mjekimi ishte Agi me familjarët. Por edhe disa miq, ishte shumë bukur,” përfundoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re