Skip to content

“E dini përse i la Ergys Agasi dokumentet në makinë që t’i gjente SPAK?”, Salianji: Dy personat që ndikuan në emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH

Salianji ne ora e pare

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk dha zgjidhje për situatën pas skandalit të SHISH, ndërsa e cilësoi çështjen si një nga ngjarjet më të rënda për shtetin.

I ftuar në “Minuta e Parë” me Ola Brukon në News24, ai tha se përgjegjësia për emërimin e Vlora Hysenit kalon te kryeministri Edi Rama, i cili e propozoi, dhe te Presidenti Bajram Begaj, i cili e dekretoi.

Më tej, ish-deputeti demokrat u ndal te Ergys Agasi dhe hetimet e SPAK, duke pretenduar se dokumentet ishin lënë qëllimisht në automjet për t’u gjetur nga hetuesit.

“Mbledhja e Këshillit të Sigurisë nuk zgjidhi asgjë. Ajo me SHISH është ngjarja më e rëndë e shtetit, kapja e shtetit nga grupet e krimit. Të organizuar. Është kapur drejtuesja e SHISH, është përzgjedhur e tillë sepse i shërben krimit të organizuar. Emërimi I saj kaloi nëpër 2 filtra, Rama që e propozoi dhe Begaj që e dekretoi. Arsyeja pse është emërtuar është sepse ka pasur cene, mund të shantazhohej. Agasi i ka lënë vetë dokumentet në makinë që t’i gjente SPAK. Këtu nuk po hetohet me qartësi. Kanë plasur ujërat e zeza dhe nuk ndalen më. Ndaj Rama duhet të ikë Rama të shpëtojë vendi. Kryeministri zgjedh dikë që nuk ka kaluar filtrat e vettingut”, tha ai.