Enver Robelli, një ndër gazetarët e njohur të diasporës shqiptare në Zvicër, vijon të përflasë me përçmim bashkëatdhëtarët e tij të besimit islam, deri me gjuhë rrugaçërore, sigurisht plot mllef irracional. Ka pa dyshim talent e aftësi gazetareske, s’ja mohon kush, por e tret atë sa herë brenda një idiotësie të pashoqe, tipike për njerëz që bashkëjetojnë me urrejtjen ndaj besimit të tjetrit, edhe kur i bashkon i njëjti gjak e gjuhë, iu turret muslimanëve, duke sajuar marrëzishëm në kokën e tij realitete apo kontekstet që nuk ekzistojnë.
Së fundi, është shprehur gjithë marraz ndaj ndërtimit të një xhamie në St. Galen të Zvicrës, duke u marrë me koston e saj e spekulluar trashësisht se janë para që mund të shkonin për bursa studentësh(!!!).

Bën çmos të nxijë një prej realiteteve islame më shkëlqimtare në Europë, atë të shqiptarëve të Zvicrës, me një integrim perfekt në jetën e gjithanshme zvicerane, pa asnjë çarje mes tyre dhe këtij shteti me natyrë pedante, kësisoj duke bërë një shkrirje të mrekullueshme mes normave dhe etikës islame në rrafshin shoqëror me vetë normat dhe etikën e shoqërisë zviverane. Dhe, në një zbërthim psikologjik, është bash kjo që vuan Robelli ajo e shtyn drejt një përroi psiqik kundër shqiptarëve muslimanë në Zvicër. Pra, mbrothësia, suksesi dhe integrimi i tyre aty, duke qenë pra muslimanë model.
Po të ishte e kundërta, do ankohej vetë shoqëria zvicerane, pa qenë nevoja për qarravitjet idiote të Robellit për xhamitë që ndërtojnë muslimanët aty.
Ndaj, ai tashmë shërben dhe si një lloj testi nëse muslimanët në Zvicër janë apo jo në rrugën e duhur. Fakti që Robelli derdh mllef ndaj tyre, do të thotë që janë “Ok”. /tesheshi.com/



