Detaje të rënda dalin nga ngjarja e rëndë në fshatin Hoçisht të Devollit ku një 13-vjeçare ka denoncuar për ngacmim seksual një 64-vjeçar.

Gjyshi i të miturës është shprehur se ishin në dijeni që vajza fliste me bashkëfshatarin e tyre, me të cilin kishin edhe lidhje gjaku, por theksoi se donin që ta izolonin si muhabet.

I moshuari rrëfeu se 13-vjeçarja komunikonte me 64-vjeçarin me inciale Z. R., në telefonin e tij, i cili është ndaluar nga policia, ku edhe zbuloi mesazhet që kishin shkëmbyer.

“Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64 vjeçarin, ne e kishim marrë vesh, por donim sikur ta izolonim si muhabet. Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan mbesa erdhi dhe komunikonte me atë.

Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon. Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lere telefonin se më duhet.

Kjo sikur u step dhe u mundua ti fshinte ato që kishte shkruajtur. Unë u detyrova ja mora por nuk e merrja vesh çfarë kishte bërë.

Nusja e madhe kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen. Ata kishin kohë, por unë para dy ditësh i kapa me telefon. Ata takoheshin edhe jashtë fshatit”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re