Një tjetër grabitje është regjistruar në qytetin e Këlcyrës, ku janë vjedhur dy celularë dhe 100 mijë lekë në banesën e Dashnor Hoxhës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku mendohet se grabitësit kanë hyrë përmes portës kryesore të shtëpisë përdhese e cila pozicionohet në lagjen e ish-ndërmarrjes së bonifikimit.

Sipas të dhënave nga i zoti i shtëpisë grabitësit mund të kenë qenë dy dhe kishin ditur vendin e fshehjes së çelësit të shtëpisë i cili fshihej në një pjesë përbri derës dhe për pasoje kanë hyrë duke vjedhur 2 aparate celulare dhe 10 mije lekë të rinj.

Policia deri tani nuk ka ndonjë pistë të mundshme hetimi për keqbërësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re