Këngëtarja e njohur Eli Fara, ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin e Top Channeë, “Ftesë në 5”. Përveç projekteve të reja muzikore, ajo ka folur dhe raportin me vajzën e saj.

E pyetur se për të zgjedhur disa tipare që ajo do të donte t’i shihte
te bashkëshorti i ardhshëm i së bijës, Eli tha se e vetmja gjë që
dëshiron më së shumti është lumturia e Marinës.

Gjithashtu, këngëtarja tregoi se gjithnjë e ka patur ëndërr që e bija
të gjejë një person që ta mbështesë e të krijojnë një familje të
lumtur. Por ajo nuk e mohoi që edhe gjendja financiare e partnerit ka
rëndësinë e vet.

‘Ai djali që do ketë Marina, duhet ta bëjë super të lumtur dhe
nuk ka rëndësi nëse është financiarisht mirë, shumë mirë, edhe pse keq
nuk do ta doja në fakt, sepse do ta doja mbështetje për Marinën. Pastaj
të tjerat janë pjesë e dashurisë, bie në dashuri vajza dhe s’ke ça bën’, u shpreh Eli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re