“Nuk ka justifikime, s’e falim”, ka deklaruar Flamur Sula, babai i Ilaria Sulës, pas letrës së vrasësit të vajzës së tij, Mark Samson, ku u kërkonte ndjesë për krimin e kryer.
“Nuk e prisnim letrën në këtë kohë”, tha babai i studentes 22-vjeçare shqiptare, –“ndoshta pas 30 apo 40 vjetësh, por jo tani. Ai thotë se po qan, por kemi 20 ditë që qajmë për vajzën tonë. Ilaria nuk e meritonte këtë fund. Ajo ishte e mrekullueshme”.
Flamur Sula u shpreh se para se Ilaria të gjendej e pajetë brenda një valixheje të hedhur në një shkëmb në Poli, Mark i kishte thënë që e donte dhe nuk nuk do e lëndonte.
“Ishte një tradhti”, deklaroi babai i viktimës duke iu referuar Samsonit. “Nëse e do dikë, nuk e vret dhe pastaj thua që e dua”.
Ndërsa rrëfeu detaje nga biseda “E pyeta Markun, atë vrasësin, “a ke ndonjë lidhje me këtë histori që Ilaria u zhduk?”. Ai m’u përgjigj: “Unë e dua Ilarian… Nuk do ta lëndoja kurrë’. Por përkundrazi këtë kishte bërë”.
Flamur, babai i studentes, rrëfeu kështu momentet e kaluara në komisariat me të 23-vjeçarin filipinas që më pas u arrestua për vrasjen e vajzës së tij.
E ëma e Ilarias, Gëzime Sula, foli për nënën e Mark Samson, duke thënë që ajo nuk duhet të ekzistojë.
“Nuk e di se çfarë zemre ka”, deklaroi ajo. Më pas prindërit e viktimës folën për mesazhet e fundit të marra nga telefoni i vajzës së tyre.
“Ajo do të na telefononte, jo do të na dërgonte mesazh apo të bënte postime në Instagram. Ai i dinte të gjitha kodet. Ilaria ishte një vajzë e fortë që kishte shumë ëndrra”, theksoi sërish nëna e 22-vjeçares.