Shkodra i bashkohet protestës për Liridona Ademajn, 30 vjeçaren e vrarë në Prishtinë mbrëmjen e 29 nëntorit.

 

Me pankarta në duar, gra e vajza të këtij qyteti ju bashkuan protestës, ku edhe kërkojnë më shumë siguri për jetën e tyre.

 

“Mos i vrisni gratë”, “Duam jetën” “Ne LiriDona”, ishin vetëm disa nga shprehjet e qytetareve në pankarta.

 

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre. Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

 

Trupi i pajetë i 30-vjeçares u rivarros në fshatin e saj të lindjes. Ndërkohë që për ikjen e parakohshme nga kjo jetë, Liridonën e kujtuan me shumë respekt edhe kolegët e saj të punës në Suedi.

 

Pikërisht sigurimi i jetës në këtë shtet dhe përfitimi monetar që do kishin familjarët në rast fatkeqësie, dyshohet se ka qenë edhe qëllimi i bashkëshortit të saj për ta vrarë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re