Presidenti Meta ka arritur më në fund që të takohet me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan, pas pranisë në ceremoninë e inagurimin e areoportit të ri të Stambollit.

“Kënaqësi e veçantë ta uroja Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë e njëkohësisht për inagurimin e aeroportit të madh ‘Istanbul Ataturk Airport’”, shkruan Meta.

Kreu i shtetit shqiptar ka patur disa tentativë për të realizuar një vizitë në Turqi, pasuar dhe me një takim me Erdoganin, gjë që nuk i është mundësuar. Ka ndodhur kjo në rastin e inagurimit të areoportit, ku të pranishëm kanë qenë dhe liderë të tjerë botërore.

Po pse ka munguar Rama, njeriu i përzgjedhur prej liderit turk për të qenë në evenimente të tilla edhe në raport me liderë rajonalë? Një prej arsyeve është se shumë shpejt Erdogan do jetë në Shqipëri, më saktë në Vlorë, për të inaguruar nisjen e punimeve të aeroportit të këtij qyteti.              

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re