Tjetër fotokopje situate në seancën e radhës së Kuvendit, si çdo të enjte. Opozita ka bllokuar sërish foltoren pasi Ruçi i ka ndërprerë fjalën deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Pothuaj që prej tre javëve kur shpërtheu çështja “Xhafaj”,asnjë seancë nuk ka vijuar normalisht.

Në dy seancat e fundit, opozita ka bllokuar foltoren, duke mbajtur peng zhvillimet normale të Kuvendit.

Deputetja Vokshi ka kërkuar të dënohet dhuna ndaj gazetarit Bledi Kasmi gjatë protestës. Por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka mbyllur seancën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re