“Kemi një vepër të madhe të përfunduar e cili është gati. Nga 30 gushti do të jetë afati maksimal kur ne të mbyllim këtë problem të vjetër të mbetjeve të Fierit.

Nëse punohet apo jo, ju e shikoni vetë. Jemi duke punuar non-stop me mjetet e bashkisë. E vetmja zgjidhje në këtë rast është mbyllja me dhera. Sjellja e zjarrfikësve nuk jep zgjidhje. Uji e rindez më shpejt, e vetmja zgjidhje është mbylimi me dhe. Nuk mund të themi me siguri nëse është ndezur nga ndonjë dorë, apo mori flakë vetë. Maksimumi nesër deri pasnesër ne do marrim në dorë situatën.

Besoj e kuptuat dhe vetë që ishte shoq i radhës. Mund të i jetë thënë ‘ore shko bëj një deklaratë’ atje. Nëse do ta kishin vërtetë shqetësim, ata mund të vinin këtu dhe të ofronin mbështetje morale, sepse gjë tjetër s’kanë ça ofrojnë. Pastaj do të kemi kohë për debatet politike.

Rruga për te innceneratori duhet bërë. Besoj do të zgjidhet. Pas pak ditësh kjo do të marrë zgjidhje. Ndaj meje? Këtu je duke spekuluar. Në asnjë moment z.Koçi nuk ka bërë akuzë ndaj meje. Padyshim që për mua ka qenë spekulim i mediave që janë munduar të shtrembërojnë një shqetësim real të deputetit Koçi. Padyshim që duke vendosur një deputet kundër kryetarit e bashkisë përbën lajm. Çdo institucion është i hapur, mund të hetohet, të verifikohet nëse është zbatuar ligji.

Padyshim që ne për aq sa kishim në dorë për ta eliminuar këtë gjë, jemi munduar. Këto fusha të tilla këto prodhojnë. Zgjidhja e vetme është trajtimi sipas standardeve të BE-së të mbetjeve dhe fatmirësisht kjo do zgjasi dhe pak ditë.

E falenderoj Luanin sepse ju erdhët këtu për Luanin jo për mua. Sepse të punosh nuk është lajm, por të bësh shoë po. Shumë faleminderit dhe të fala Luanit.” tha Subashi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re