E fejuara e kryeministrit britanik, Boris Johnson, rezulton e infektuar me koronavirus.

Carrie Symonds, e cila është shtatëzënë, ka njoftuar në rrjetet sociale se është infektuar me virusin dhe se ka qëndruar në izolim.

“E kam kaluar javën e fundit në shtrat, me simptomat kryesore të koronavirusit. Nuk ishte nevoja të testohesha dhe pas shtatë ditëve që po pushoj, ndihem më mirë dhe po shërohem”, shprehet ajo.

“Të qenurit shtatëzënë dhe me Covid-19 është sigurisht shqetësuese. Të gjitha gratë shtatëzënë, ju lutem lexoni dhe qëndroni të informuara për udhëzimet e fundit, të cilat për mua ishin mjaft qetësuese”, shkruan Symonds.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi më 27 mars, se ai ishte infektuar me koronavirus dhe po qëndronte në izolim.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko