Carrie Symons, e fejuara e kryeministrit britanik Boris Johnson, ka konfirmuar se ka rezultuar pozitive për koronavirusin Lajmi vjen pak ditë pasi vetë kryeministri britanik konfirmoi se ishte infektuar me virusin korona.

Symonds e konfirmoi lajmin me anë të postimi  në Twitter:

“Javën që kaloi e kam kaluar në shtrat me simptoma tipike të koronavirusit. Nuk kam pasur nevojë që të bëj teste dhe, pas 7 ditësh pushimi, ndihem më e fortë.. Të jesh shtatëzënë dhe me Covid-19 është padyshim shqetësuese. Për gratë e tjera shtatzëna, ju lutemi lexoni dhe ndiqni udhëzimet më të azhurnuara, të cilat mendoj se janë siguruese.”

Johnson njoftoi të premten e kaluar se vazhdonte të ndodhej në vetë-izolim pasi nuk i kishte kaluar ende simptomat e koronavirusit. Me anë të një video-mesazhi, ai konfirmoi se vazhdonte të kishte temperaturë të lartë dhe për këtë arsye do të vazhdonte të qëndronte në izolim, shkruan

Kreu i qeverisë britanike shpjegoi:

“Edhe pse po ndihem më mirë, dhe i kam bërë 7 ditët e izolimit, vazhdoj të kem një nga simptomat, një simptomë të vogël. Vazhdoj të kem temperaturë. Kështu që, në përputhje me këshillat e Qeverisë, duhet të vazhdoj vetë-izolimin derisa simptoma të largohet.” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko