New York – Kopështi zoologjik i Bronksit në New York, u përballe ditën e së shtunës me një rast aspak të zakontë.
Një grua rreth të 30-tave ka përhapur panik në kopëeshtin zoologjik, pasi ka kaluar hekurat rrethues të kafazit të hapur ku gjendej luani, dhe është futur brënda tij duke u gjendur ballë për ballë me luanin.
Njerëzit të cilët ndodheshin në park dhe kanë parë ngjarjen, kanë mbetur të shokuar me veprimin e vajzës, dhe kanë qëndruar me gjak të ngrirë teksa e kanë parë atë duke i’u afruar gjithmonë e më shumë luanit.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BXyHfFXoWWw]
Gruaja mundohet të kërcejë dhe shihet teksa tund duart e saj në ajër për ti dhënë sinjale luanit që t’i afrohej , pa pasur asnjë farë frike nga kafsha gjigande.
Kryetari dhe menaxheri i kopështit zoologjik, në një deklaratë u shpreh se gruaja dhunoi rregullin kryesor të sigurisë të gjendur në kopësht, që është ai i kalimit të kangjellave dhe gjendjes përballë kafshës së egër.
Sipas tij është një mrekulli që luani nuk e sulmoi gruan, pasi me shumë mundësi do ta kishte lënë atë të vdekur.
Burimi:CNN
E.C/Dosja.al
