Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan – Librazhd, në zonën e quajtur “Ura e Murrashit” e cila njihet si zona me rrezikshmëri shumë të lartë.

 

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë, siç duket dhe nga pamjet automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin.

 

Raportohet se fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa ka qenë i vetëm në automjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re