Suedia është një ndër vendet që nuk ka marrë masa drastike që lidhen me izolimin, qëndrimin në shtëpi, apo edhe bllokimin e qendrave tregtare. Por, duket se pikërisht kjo ka shënuar një kthesë të rëndë në këtë vend.

Sepse, Suedia tashmë përgatitet për gjëmën. Madje, media vendase kështu e ka titulluar një shkrim të gjerë bazuar në atë se çfarë po ndodh me Suedinë. Të dhënat janë bërë publike nga gazeta më e madhe suedeze me emrin Aftonbladet.

Sipas spitalit universitar ka udhëzuar spitalet në vend që të mos futin në terapi intensive të sëmurë me Covid-19 që janë mbi 80 vjeç, të gjithë të sëmurët mbi 70 vjeç që kanë të paktën një sëmundje kronike, pulmonare, zemre apo veshkash!

Në këtë urdhër nuk përjashtohen as ata persona mbi 60 vjeç dhe kanë minimumi 2 sëmundje të tilla! Media shkruan gjithashtu se spitalet kanë marrë masë përjashtuese edhe për të gjithë ata të sëmurë me sëmundje të tjera, si pasojë e të cilave ka një jetëgjatësi që llogaritet në 6-12 muaj (ku mund të futet kancer etj.)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re