Një mjek ka deklaruar sot se koronavirusi ishte i parashikueshëm dhe qeveria britanike mund ta kishte parandaluar javë më parë.

Mjeku britanik Hilary Jones tha se Britania është në të njëjtën trajektore si Italia dhe qeveria është në fazën e vonesës.

Deri tani, Britania ka 590 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 10
persona kanë ndërruar jetë. Ndërkohë Italia ka 15,113 raste të
konfirmuara dhe 1016 viktima.

Në një intervistë për ‘Good Morning Britain’, mjeku tha: ‘Epo, unë
mendoj se ishte e parashikuar. Ne kemi qenë duke e mbajtur nën kontroll
dhe jemi vonuar në realitet. Ndërkohë e dinim se numrat do të
dyfishoheshin në çdo tre deri në katër ditë. Ne jemi në të njëjtën
trajektore si Italia, kështu që është e qartë se kjo është shumë
serioze. Duhet thënë se faza e vonesës është kritike, njerëzit duhet të
distancohen nga shoqëria, ne duhet t’i kishim ndaluar këto mbledhje
masive ndoshta një javë më parë’.

Ai shtoi se Festivali Cheltenham Festival nuk duhet të mbahej.

Ndërkohë Italia ka thënë se të gjitha dyqanet përveç farmacive dhe
dyqaneve ushqimore do të mbyllen prej shpërthimit të koronavirusit në
vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re