Skip to content

E frikshme në Athinë, dy miqtë grekë i rrëmbejnë nënës shqiptare foshnjën 8 muajshe, do ta shisnin 50 mijë euro

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një histori si në filma është ajo që ka ndodhur në lagjen Aegaleo të Athinës, ku është rrëmbyer një foshnje 8 muajshe nga dy burra me qëllim shitjen e tij.

 

Dy të arrestuarit akuzohen se i kanë rrëmbyer nënës shqiptare foshnjën 8 muajshe për ta shitur 50 mijë euro, por dy punonjës të policisë bashkiake kanë mundur t’i pengojnë në momentin e fundit, teksa ishin duke dalë jashtë metrosë.

 

“Nuk kishte asnjë mendim tjetër veçse ta merrja në krahë dhe ta mbroja, ta ushqeja, t’i jepja ujë, ta ndërroja”, tha punonjësja bashkiake, e cila së bashku me kolegen e saj arritën të parandalonin ngjarjen e rëndë, duke folur për StarTV.

 

“Kur filluam pyetjet hetuese, dëgjova njërin prej tyre t’i thoshte tjetrit: Të thashë se do të ngatërroheshim!”, tha polici komunal.

 

Historia tragjike nis në pallatin në rrugën Spyrou Patsi, me dy burrat që vizituan nënën 31-vjeçare me origjinë nga Shqipëria.

 

Dy burrat morën foshnjën me taksi dhe e çuan në një stacion metroje jashtë bashkisë në Aegaleo. Aty, sipas informacioneve, do të kishin një takim me një grua, e cila kur ka parë policët bashkiakë është zhdukur.

 

“Fëmijën e mbante çuditërisht, me këmbët lart, me kokën poshtë, në diell. I pyetëm nëse ishte i tyre, na thanë jo”, përshkroi punonjësi i policisë bashkiake.

 

Policia arrestoi dy personat, të cilët fillimisht thanë: “Fëmijën ia kemi marrë nënës me qëllim që ta shesim për 50 mijë euro”.

 

Por më pas ata ndryshuan kurs dhe thanë se nuk donin ta shisnin foshnjën por thjesht t’i bënin shëtitje.

 

Pak orë pas arrestimit të tyre, nëna e foshnjës është thirrur nga policia dhe ka shkuar në departament.

 

“Nuk ua kam dhënë fëmijën. E kanë marrë vetë. Të dy janë miqtë e mi dhe ishin në shtëpinë time kur hyra për të bërë banjë. Kur dola nga banja mendova se foshnja po flinte. I akuzuari më thirri nga policia dhe më tha të shkoja në departament”, tha nëna.

 

Një person kyç në rastin e rrëmbimit të foshnjës konsiderohet edhe babai i tij që jeton në një qytet tjetër. Sipas informacioneve të Star, policia do të hetojë edhe mundësinë që dy të rinjtë me origjinë greke, 30 dhe 33 vjeç, i përkasin një rrjeti të trafikut të foshnjave, ndonëse u dukej shumë e çuditshme që fillimisht ua kanë thënë punonjësve të policisë bashkiake se donin ta shisnin foshnjën për 50 mijë euro pasi çmimi është shumë i lartë.

 

Por kur janë përballur me policinë, ata kanë pohuar se foshnjën ua ka dhënë nëna për ta nxjerrë shëtitje, e cila sipas informacioneve tha se ka edhe katër fëmijë të tjerë që jetojnë me babanë në Volos.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë