Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier, në fshatin Kafaraj. Mësohet se një motor ka përplasur një këmbesor, i cili ka gjetur vdekjen. Ndërkohë burime për Faxnews tregojnë se ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i motorit.

Mësohet se viktima ndodhet ende i shtrirë në rrugë ndërsa banorët aty tregojnë së ambulanca ka ardhur me vonesë.

Faxnews mëson se viktima ka mbetur Qerim Troka. Viktima ka qenë duke ecur anës rrugës kur është përplasur nga motori.

Pamjet më poshtë tregojnë se motori i përfshirë në aksident është ndarë në dy pjesë teksa po lëvizte me shpehtësi të lartë dhe është tërhequr zvarrë për 200 metra.

Njoftimi i policisë

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:10, në fshatin Kafaraj, shtetasi H. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Q. T., 67 vjeç, banues në Adë, Fier.

Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re