Një shqiptar, në zonën e Vetralla në Itali, ka kërcënuar dhe tentuar të godasë me një hanxhar pronarin e një lokali.

Mediat vendase raportojnë se gjithçka ndodhi pasi shqiptari ishte ulur më herët në këtë lokal, por pronari i kishte kërkuar që të largohej pasi ishte i dehur dhe po shqetësonte klientët.

Shqiptari largohet nga lokali dhe kur kthehet pak më vonë kishte një hanxhar me vete dhe tenton ta godasë pronarin e lokalit.

Për fat të mirë, pronari i lokalit ka mundur që ta largojë, dhe situata të mos përfundojë me të lënduar. Ky i fundit është shprehur se do të njoftojë policinë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re