Një fenomen i rrallë është hasur nga banorët e njësisë Administrative Baz në Bashkinë e Matit.

 

Për shkak të mungesës së ushqimit në male, ujqërit kanë zbritur në zonat e banuara duke bërë masakër në bagëti.

 

10 krerë bagëti të imta janë dëmtuar deri tani nga sulmet e ujqërve.

 

Banorët janë të frikësuar për fëmijët të cilët mund të sulmohen nga kafsha e egër.

 

Ata kanë arritur të vrasin njërin prej tyre, por frika është e madhe pasi ujqërit lëvizin në kope.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re