Pak javë më parë, Qeveria shqiptare nisi me lehtësimin e masave strikte të marra si pasojë për frenimin e pandemisë Covid-19.

Qeveria njoftoi se lejohet hapja e lokaleve, të cilët kanë hapësirë jashtë, duke ruajtur distancën dhe masat e tjera.

Ndërkohë ende nuk janë të lejuara klubet e natës. Pavarësisht kësaj, këtë të shtunë, nisur nga heqja e kufizimeve, është bëri nami nëpër lokalet e Tiranës. Asnjë masë paraprake apo distancim fizik nuk është respektuar dhe kjo vërehej në lokalet e zonës së ish-Bllokut, ku klientët rrinin në ambiente të mbyllura dhe në tavolina me nga më shumë se dy persona.

Duket se shqiptarët kanë pritur me padurim ditën e lirisë dhe i kanë mbushur plot lokalet. Por këto të fundit nuk kanë marrë masat e duhura nga Covid-19.

Nga fotot e postuara në rrjetet sociale vihet re grumbullimi i madh i njerëzve. Ndërkohë kuptohet se lokalet nuk i kanë respektuar masat që janë dhënë nga qeveria.

Kanë qenë të mbushura plot jo vetëm lokalet që kanë hapësirë jashtë, por edhe ambientet e mbyllura.

Kuptohet që distanca mes tavolinave nuk është aq sa është në rregullore, duke rrezikuar kështu shtimin e rasteve të reja me koronavisur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re