Doktorët thanë se heqja e tumorit monstruoz ishte si çaktivizimi i një bombe me sahat, ku me delikatesë duheshin prerë telat e duhur në mënyrë që të mos shpërthente.

Ky ishte versioni i shkurtuar i hallit të 5-vjeçares Nagalem, vajza nga Etiopia me tumorin sa një pjepër, të vendosur në fytyrën e qafën e saj.

Operacioni në fakt kishte të bënte me një rrjet të komplikuar enësh gjaku, nervash dhe arteriesh vitale që me një lëvizje të gabuar mund të kishin paralizuar fëmijën, ose të shkaktonin humbje të rëndë gjaku nëse priteshin.

Nëse do të mbetej pa u trajtuar, keqformimi vaskular i krijuar pak pas lindjes së vajzës, do të kishte bllokuar rrugët e saj frymore duke e mbytur, ose do të kishte lënë fëmijën të vdiste urie pasi nuk do të mund të gëlltitej më.

Kirurgu Dr. Milton Ëaner, i spitalit  Lenox Hill në Manhattan tha se ishte një nga procedurat më të komplikuara që kishte kryer.

“Le të themi se arritëm të prisnim telat e duhur dhe bomba nuk shpërtheu. Tanimë do të duhen disa javë që enjtja të ulet por vajza është shumë e lumtur”, tha bashkëshortja e Waner dhe kolegia e tij kirurgjike, Dr. Teresa O.

Nagalem do të kryejë një tjetër operacion reparativ kirugjik, por i një shkalle më të vogël. Ajo luante sot me doktorët, ndërsa babai i saj Matios Alafa Haile, falenderonte mjekët.

Familja e Nagalem nuk mund të merrte trajtim të avancuar mjekësor në vendin e tyre, por një zyrtar i qeverisë amerikane ra në kontakt me fëmijën gjatë një misioni në Etiopi dhe e mori në mbrojtje.

Dr. Teresa O duke trokitur doren me pacienten e saj Nagalem Alafa. Pas një kërkimi të gjerë për doktorë,  ai hasi  Ëaner dhe gruan e tij, që ishin specializuar në keqformimet vaskulare pediatrike.

Ata pranuan të kryenin operacionin me të gjitha kostot. Nagalem do të largohet nga Neë York javën që vjen. Si dhuratë grup i mjekëve i dhanë një kukull doktoreshë.

“Procedura ishte vërtet sfiduese, shumë e vështirë, por gjithashtu shumë shpërblyese” tha kirurgu amerikan.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re