Situata me përmbytjet ditën e sotme ka qenë mjaft kritike në Vlorë dhe në Fier. Mësohet se 5 banorë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit , mes tyre dhe 2 fëmijë.

Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që raportohet se kryeministri Edi Rama është nisur për në vendngjarje.

Zona e Ferrasit në Fier ka pasur dëme si në tokat bujqësore ashtu dhe në banesa dhe bagëti. Shumë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Moti i keq me reshje intensive bore e shiu ka perfshire thuajse gjithe vendin, duke bere qe te krijohen problematika me rrymen elektrike, ujin e pijshem, tokat apo dhe dëme të shumta materiale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re