Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Dimal-Kuçovë,rreth 3 km në hyrje të Kuçovë.Një autobuz,me targa AA 359 AZ dhe një motorr me targa AS 085,janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin dhe motorri ka përfunduar poshtë rrotave të para të autobuzit.Mësohet se autobuzi që drejtohej nga shtetasi Luan Plaku vinte nga Kuçova në drejtim të Dimalit dhe është kthyer në rrugë për të parkuar,ndërkohë që motorri që drejtohej nga i riu Esjan Llozgari qarkullonte nga Dimali në drejtim të Kuçovës.Si pasojë e aksidentit të rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit Esjan Llozgari,i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,në gjendje të rëndë.Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore,të cilët po kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit,për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e tij./ fax

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re