Arrestosh ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut,Sokol Bode,i akuzuar si pjesë e grupit të Habilajve dhe i dënuar nga SPAK në muajin Prill të këtij viti me 8-vjet burg.Bode ishte strehuar prej kohësh në Angli.

Mbrëmjen e djeshme në Berat është vënë në pranga ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode,i cili është dënuar nga SPAK me 8 vite burg në mungesë.

Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës sëbashku me grupin e Habilajve.Në Prill 2022 ish-shefi i Policisë së Dhërmiut,Sokol Bode u dënua me 8 vite burg nga SPAK për përfshirje në trafikun e marijuanës të kryer nga organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.
Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.
Bode ishte nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritej te arrestohej pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne vitin 2017.

Ish-drejtori i Postës në Dhërmi,Sokol Bode ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias,pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.

Asokohe Prokuroria e Posaçme,përveç Sokol Bodes ka lëshuar edhe urdhër-arrestet për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar. Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Akuza që rëndron mbi këta ish/zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të “canabis sattivës” në këtë qark.

Në dosjen e dorëzuar në Gjykatë e Posaçme për grupin “Habilaj”, janë renditur si provë e bashkëpunimit të anëtarëve të grupit kriminal Habilaj me Policinë edhe disa përgjime telefonike,ku mes përgjimeve është edhe biseda e Florian Habilajt me ishshefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode,e regjistraur në dt.15 Tetor 2017,i cili e telefonon vetë për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë. Ndërsa janë zbardhur edhe disa biseda të përgjuara mes Armando Koçerrit,që u arrestua gjatë operacionit të Babicës,me motrën e tij,e cila e informon për aksionin e Policisë që po zhvillohej në fshat.
Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte shpallur në kërkim Boden dhe ka kryer ndër vite disa operacione për kapjen e tij, ku janë dekonsoiruar nga kolegët.Sokol Bode në një nga rastet kur ishte njoftuar për aksionin e policisë për kapjen e tij, ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit.
Mësohet se ai kishte shkuar në Angli,ku  edhe jetonte prej disa kohësh.Sokol Bode ka lindur në Mimias të Beratit dhe ishte i përjashtuar nga policia e shtetit.Arrestimi i tij mbrëmjen e sotme u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative se Bode ishte kthyer ne Berat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re