Skip to content

E fundit/ Asnjë humbje jete nga Covidi në Kosovë, ja sa raste të reja janë regjistruar nga rreth 1000 testime

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje Covid, ndërkohë që janë regjistruar 5 raste të reja nga 1050 testime të kryera.

Njoftimi i plotë i IKSHPK: 12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.

Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.

Në total numri i rasteve aktive është 132.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!

/faxweb