Komisoni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të mblidhet ditën e nesërme në orën 15:00.

Pas votimit në Kuvend, deputetët të cilët do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor, do të kenë mundësi të mblidhen që të nesërmen për të vazhduar punë me pikat të cilat kanë diskutime sa i përket shkeljeve që mund të jenë konstatuar.

Pretendimet nga ana e partisë Demokratike kanë qenë gjithmonë se zgjedhjet e 25 Prillit kishin qenë një “masakër elektorale” siç e konsideron edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërsa kryeministri Edi Rama në seancën plenare tha se nuk do të kishte asnjë ndalesë për të ngritur komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re