Me datën 03.06.2020 u zhvillua në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar seanca gjyqësore në lidhje me ankimin e bërë nga të pandehurit kundër Vendimit Nr.1, datë 20.01.2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim, Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 03.06.2020 ka lënë në fuqi vendimin Nr. 1, datë 20.01.2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke konfirmuar fajësinë dhe dënimet e dhëna për të pandehurit si më poshtë:

Ilir Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Alfred Myrtaj për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Marjo Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Arben Kadiu, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Florjan Hysenaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Gentjan Stojku, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Shkëlqim Mema, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Keldi Beshi, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Albert Xhelilaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Ismail Alushani, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re