Për disa deputetë të opozitës parlamentare, e vetmja rrugë e Shqipërisë është Bashkimi Europian, ndërsa marrëveshjen mes opozitës jashtëparlamentare dhe mazhorancës, është e ngurtë dhe burim konflikti.

Tre deputetë të opozitës parlamentare, janë shprehur pro marrëveshjes, ndonëse deklaruan se nuk janë në kuvend për të mbështetur Edi Ramën por janë kundër tij.

“Një marrëveshje e ndërmjetësuar dhe e mbështetur nga faktori ndërkombëtar nuk mund të mbahet peng. Është i vetmi kusht i plotësuar për hapjen e negociatave”, tha Fatjona Dhimitri.

Nga ana e tij Artur Roshi tha se ai së bashku me disa deputetë do japin votën pro pasi është kusht për hapjen e negociatave, duke u justifikuar me faktin se ka pasur një kontribut dhe ndërhyrje nga ana e ndërkombëtarëve.

“Është një marrëveshje e mbështetur nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë. Për sa i përket prekjes së Kushtetutës, ajo përmbledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Ajo është simbol i unitetit dhe emocioneve ndërkombëtare dhe ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe ne kemi dalë gjithmonë mbi veten.

Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, ne nuk morëm atë që deshëm, por është ajo që i duhet vendit. Ne para integrimit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër, pasi ajo është kusht për hapjen e negociatave. Jemi në një linjë me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën sa i përket listave të hapura, dhe qëndrimet e mija i kam thënë edhe më herët”, tha Roshi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re