SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Sipas SPAK, Voda është fajtore për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshmën ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar i kërkuar është 1 vit burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Për dy të bashkëpanehurat e Vodës, Florida Beu dhe Majlinda Hasani, SPAK kërkoi nga 15 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 muaj.

Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialkste në ministri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re