Skip to content

E FUNDIT/ E gjithë familja, rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në Fier

ISHP ka konstatuat gjashtë raste të reja me koronavirus në Fier.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje në lagjen periferike të Fierit, Çeligrad.

Nuk dihet ende se si janë infektuar gjashtë anëtarët e familjes, ndërsa ISHP është duke kryer hetimin epidemiologjik.

Me gjashtë rastet e sotme, Fieri shkon në një total prej 32 personash të prekur deri më tani.