Këshilli Politik duhet të mblidhej në orën 20:30 në rezidencën amerikane për të sqaruar pikat për të cilat nuk kanë ende dakordësi rreth Reformës Zgjedhore. Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri ka mbërritur në kohë dhe është parë me një dosje në dorë teksa zbret nga makina.

Edhe përfaqësuesja e opozitës ka mbërritur për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, por mungojnë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Burime për Faxëeb.al nga selia blu bëjnë me dije se takimi mes Bashës, Kryemadhit dhe dy përfaqësuyesve në Këshillin Politik ka zgjatur jashtë parashikimeve dhe flitet se po debatohet me tone të apshra. Nuk dihet se për cfarë cështje kanë rënë dakord por Basha shpesh herë ka patur ngritje zëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re