Skip to content

E fundit / Greqia vendos rregulla të reja, ja cfare duhet te beni per te udhetuar drejt vendit fqinj

pasaporta ne kufi.jpgfit780440ssl1

Qeveria greke ka vendosur rregulla të reja dhe strikte për udhëtimin nga vendet e rajonit të Ballkanit.

Pas shtimit të rasteve me Covid-19 në vendin fqinj, ku një pjesë e madhe e infeksioneve janë regjistruar nga udhëtarë prej vendeve fqinje si Rumania dhe Bullgaria, shteti helen ka vendosur rregulla të reja.

Prej ditës së shtune, për të hyrë në Greqi nga vendet e Ballkanit, duhet të paraqisni dokumentin që keni kryer testin PCR në 72 orët e fundit, dhe ka rezultuar negativ. Njoftimin e dha një zëdhënës i qeverisë së Qirjako Miçotaqis.

Po ashtu mbetet në fuqi edhe rregulli i deklarimit dhe raportimit të vendndodhjes gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Greqi.

Zëdhënësi i qeverisë greke njoftoi shtimin e testimeve në të gjitha pikat doganore.