Spitali i Durrësit është kthyer në karantinë. Vendimi është marrë ditën e sotme me qëllim përballimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Pak më parë, në spitalin e Durrësit ndërroi jetë një 73 vjeçare, e cila pati komplikacione të rënda shëndetësore për shkak të koronavirusit.
“Spitali i Durrësit është kthyer në karantinë. Policia ka vendosur shirit duke rrethuar të gjithë spitalin. Forca të shumta policie ndodhen pranë spitalit rajonal me qëllim vendosjen e shiritit dhe largimin e personave të paautorizuar.
Këto masa ekstreme janë marrë pas viktimës së parë me koronavirus, e cila ishte një 73 vjeçare”, raporton për Abc News gazetari Leonidha Musaj.
Vijon…
