Një banesë është djegur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë ka humbur jetën një grua e moshuar. Burime bëjnë me dije se 75-vjeçarja Dashurie Koci jetonte e vetme në banesën e saj në lagjen numër 9 të qytetit bregdetar.
Banesa është djegur rreth orës 04:00 të mëngjesit, dhe Koci nuk ka mundur që të dalë në kohë prej saj. Dyshimet e para janë që e moshuara të ketë harruar cigaren ndezur, që më pas është bërë shkak për shkrumbimin e banesës.
E moshuara ka dy vajza, të cilat jetojnë jashtë vendit, njëra jeton në Itali e tjetra në Amerikë.
