Gjendet trupi i pajetë i të moshuarit Nasi Xhoshe që humbi në Seman pak ditë më parë. Mësohet se trupi është gjetur 500 metra nga vendi ku kishte qëndruar për të peshkuar.

78-vjeçari humbi kontaktet me familjen prej disa ditësh, ndërsa ishte djali i tij ai që shkoi për të kallëzuar humbjen e të atit.

Lexo edhe: “Më ka humbur djali”, babai denoncon zhdukjen e të birit në Tiranë

Kallëzimi u bë pasi djali Altin Xhoshe kishte shkuar në vendin ku peshkonte i ati, por aty kishte gjetur vetëm celularin dhe rrjetat e peshkimit.

Dyshimet e para ishin për një arrest kardiak dhe më pas marrja nga rrjedha e lumit, ndërsa tani mbetet për t’u parë se çfarë do të nxjerrë autopsia.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re