Paralelisht me kërkimin për gjetjen e një vaksine, në të gjithë botën po punohet edhe për një kurë për trajtimin e koronavirusit.Në fillim të majit ishte Izraeli, vendi që deklaroi se ka zbuluar një antitrup që “vret” virusin Covid-19.

Lajmi u konfirmua nga studiuesit e Institutit të Izraelit për Kërkime Biologjike, i cili konsiderohet si një nga laboratorët më të rëndësishëm në vend.Studiuesit thanë se ishin në gjendje të izolonin një proteinë që duke u futur në trupin e një pacienti me COVID, parandalonte përhapjen e virusit, derisa ai të shërohej.

Ata, nënvizuan se rezultatet e para gjatë testimit te kafshët ishin inkurajuese.Sipas tyre, faza tjetër e eksperimentit do të kryhet tek njerëzit, ndërsa u shprehen optimistë se gjithçka do të shkojë mirë.“Kjo nuk është një vaksinë dhe ne nuk shpresojmë të parandalojmë përhapjen e virusit, por mund të jetë një pikënisje e mirë për një trajtim efektiv për shpëtimin e jetëve njerëzore”, tha ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Christian Cantor.

Ambasadori deklaroi më tej se Izraeli është përqëndruar më tepër në krijimin e një kure, se sa në gjetjen e një vaksine, ku zbulimi i saj mund të zgjasë me vite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re