Skip to content

E fundit/ Kastriot Dervishi: Dy prefektë bashkëpunëtor të sigurimit

Nga Kastriot DERVISHI –

Nëpërmjet një përcjelljeje pa etikë dhe bazë ligjore, AIDSSH i bëri të njohur publikut disa iniciale bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit dhe bashkë me to edhe disa gjykatës apo prokurorë që kanë dhënë dënime politike.

Një mënyrë komunikimi jo fort korrekte, nëpërmjet së cilës duke krahasuar inicialet (61 kryetarë dhe 12 prefektë) u mësua se gjenden edhe emrat e dy prefektëve të regjistruar si informatorë (besoj pa dosje, por fakt që provohet nëpërmjet kartelës ose ndonjë procesverbali).

Siç dihet prefektët janë përfaqësuesit e qeverisë në qarqe, si rregull personalitete të rëndësishme. Shteti nuk komunikon me iniciale me median, por në mënyrë institucionale.

Nëse AIDSSH ka informuar ministrin e Brendshëm me kërkesë të tij, ky i fundit me anë të një përkujtese informon kryeministrin dhe propozon veprimin.

Është kryeministri që vendos nëse do shkarkojë apo jo prefektët, duke përcaktuar edhe qëndrimin politik të shumicës qeverisëse ndaj një çështjeje të tillë. Çdo mënyrë tjetër nuk është serioze. Po ashtu një qëndrim i qartë do të duhej edhe ndaj qindra ish oficerëve të Sigurimit që janë sot në administratën shtetërore, ndaj të cilëve informacioni është i plotë.