Senatorja e ekonomisë së Berlinit dhe ish-kryetarja e bashkisë Franziska Giffey (Partia Social Demokrate e Gjermanisë, SPD) u sulmua fizikisht në Berlin, që është sulmi i tretë ndaj politikanëve të qeverisë në vetëm pak ditë, u njoftua të mërkurën.

Giffey u sulmua nga një burrë i panjohur pasditen e së martës në një bibliotekë në Berlin duke e goditur me një çantë në kokë, pas së cilës ish-kryebashkiakja dhe senatorja aktuale e Berlinit për ekonominë iu dha ndihma e parë. Sulmuesi arriti t’ia mbathte.

“Pas tronditjes fillestare, tani jam mirë. Ju falënderoj për urimet tuaja për shërim dhe vazhdoni punën,” tha Giffey të mërkurën,a.

“Këto lloj sulmesh nuk mund të justifikohen me asgjë”, tha Giffey, e cila gjithashtu mbante postin e ministres federale të familjes në qeverinë e ish-kancelares Angela Merkel.

Ajo shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të sulmeve ndaj politikanëve të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe atmosferën e dhunës.

“Ne jetojmë në një vend të lirë ku të gjithë mund të shprehin mendimin e tyre, por ka linja të qarta dhe aty fillon dhuna”, tha Giffey.

Fundjavën e kaluar në Saksoni u rrah dhe u plagos rëndë kandidati i SPD për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, Matthias Ecke, i cili po ngjitte postera zgjedhor.

Menjëherë para kësaj janë sulmuar edhe aktivistët politikë të Partisë së Gjelbër. Politikanët e të gjitha partive kanë dënuar ashpër dhunën ndaj politikanëve që angazhohen në procese demokratike, e cila është rritur dukshëm kohët e fundit.

Politikanët nga Partia e Gjelbër janë më të sulmuarit, të ndjekur nga politikanët dhe aktivistët nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) populiste të krahut të djathtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re