Kryetari i Partisë Demokratike, është ulur në Bulevard dhe ka bërë thirrje që qytetarët të dalin masivisht në rrugë dhe të refuzojnë regjimin e Edi Ramës.

Basha bëri thirrje që veçanërisht të rinjtë të dalin në protestë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të dalin masivisht. Derdhuni në rrugët e Tiranës sonte, duhet të tregojmë se Tirana nuk bie, Tirana ngrihet!”, tha Basha.

Ndërkohë Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke kërkuar që qytetarët të mos paguajnë taksat, energjinë dhe ujin.

“Uluni aty bllokoni rrugët! Thirrje shqiptarëve, mos paguani dritat e Edi Ramës, mos paguani taksa, mos paguani ujin e Lali Erit, mos paguani asgjë. Largohuni nga burgu i Edi Ramës, mos ju nënshtroni!”, tha Kryemadhi.

“Nuk e njoh fare Edi Ramën dhe ligjin e Edi Ramës”, shtoi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re