Një qen u shpëtua pas 23 ditësh i bllokuar nën një ndërtesë dykatëshe të shembur më 6 shkurt në Turqi.

Alex u tërhoq nga rrënojat në Antakya në provincën Hatay nga ekipet e shpëtimit pasi e dëgjuan atë ndërsa vazhdonin të kërkonin zonën, pas tërmeteve vdekjeprurëse që vranë të paktën 50,000 njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore. Hatay është një nga provincat më të goditura.

Në videon e shpëtimit tronditës, ekipi përpiqet të çlirojë Aleksin, i cili mbeti i varrosur nën rrënoja për 23 ditë dhe gjëja e parë që bëri kur u lirua ishte lëpirja e fytyrës së shpëtimtarit të tij.

Qeni është dërguar në spitalin fushor HAYTAP, ku ka marrë mjekim. Ai ishte i rraskapitur dhe kishte humbur peshë – por gjithsesi ishte në gjendje të mirë shëndetësore, raportuan mediat turke.

“Është vërtet një mrekulli që ai mbijetoi në atë vrimë për 22 ditë pa ngrënë apo pirë asgjë”.

Besohet se Alex u bllokua kur ndërtesa dykatëshe ku ndodhej u shemb më 6 shkurt. I varrosur nën rrënoja dhe pa rrezet e diellit, është e paqartë se si ai mbijetoi për kaq gjatë pa ushqim dhe ujë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re