Skip to content

E fundit/ Ndërron jetë 1 person nga koronavirusi në Kosovë, ja sa raste të reja janë regjistruar nga 1658 testime

Gjatë 24-orëve të fundit në kosovë ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit një person, ndërkohë që janë regjistruar 11 raste të reja nga 1658 testime të kryera.

Njoftimi i plotë i IKSHPK: 26 Qershor 2021/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës.

Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298.

Në total numri i rasteve aktive është 170.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!

/faxweb